
Një person gjendet i vdekur në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Gjakovë në shtëpinë ku ishte duke banuar me qira përcjell “Kosova Sot Online”.
Vdekjen e tij e ka konstatuar personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatë se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Tahir Efendija’ në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qira (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen)”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tutje ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
(Kosova Sot Online)