![Lavrov me Gjuriqin në Moskë: Do të punojmë së bashku](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/17/200x200_gjuriq_lavrov1739801099.png)
Në zonën 100 – voziti 253 kilometra në orë, Policia e Kosovës njofton se shoferi u gjobit me 300 euro
![Në zonën 100 – voziti 253 kilometra në orë, Policia e Kosovës njofton se shoferi u gjobit me 300 euro](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/12/auto_driving-on-qatar-road1668266687.jpg)
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjobitur me 300 euro dhe me tre muaj ndalim drejtimi të automjetit, pasi që i njëjti në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100 km/h ka vozitur me shpejtësi 253 km/h, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 253 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)