
Vdes mjeku i njohur nga Kosova

Ka ndërruar jetë doktori nga Vushtrria Fehmi Haxhaj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Haxhaj, pas ndarjes nga jeta të familjarit të tyre.
Në telegramin e ngushëllimit, kryetari Idrizi thekson se bashkëndjen dhimbjen me familjen Haxhaj për humbjen e tyre. Derisa vlerësoi lartë kontributin që doktor Fehmi Haxhaj, ka dhënë për shëndetësinë vushtrriase.
(Kosova Sot Online)