Arrestohen dy persona pasi dyshohet se e dhunuan një vajzë 13-vjeçare
Raportohet se është dhunuar nga dy persona të moshës madhore një vajzë 13-vjeçare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
“Dje me datën 10 mars, viktima (fëmijë), është raportuar si person i zhdukur në stacionin policor në Malishevë. Policia ka identifiku lokacionin ku gjendet, ku dyshohet se është dhunuar viktima, janë arrestuar të dyshuarit janë intervistu dhe pas intervistimit me urdhër të janë ndaluar për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, tha Gashi.
(Kosova Sot Online)