Zjarri në Parkun e Biznesit në Drenas, Policia: Pati dëme materiale të konsiderueshme
Policia e Kosovës ka dal me njoftim për zjarrin që përfshiu dje një fabrikë për riciklimin e qeseve të plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë, të lënduar s’ka pasur, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.
Rasti është nën hetime.
“Korroticë e Epërme, Gllogoc 11.03.2024, 10:40. Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri fabrika për riciklimin e qeseve të plastikës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të konsiderueshme nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)