Lexoni edhe:
Serwer s’pajtohet me vlerësimet e shërbimeve amerikane: Në veri të Kosovës ka një agresor, ta kemi të qartë kush është
Sot është mbledhur Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. Aty po tregohet gjendja e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve.
Në këtë komision nuk është duke marrë pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila më herët kishte thënë se do të raportonte, transmeton "Kosova Sot Online ".
Anëtarja e Komisionit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, ka ngritur shqetësimin që, sipas saj, në një diskutim aq të rëndësishëm për arsimin nuk po merr pjesë ministrja Nagavci.
Kryetari i këtij komisioni nga radhët e LVV-së, Ardian Gola, ka thënë se ministrja nuk është e pranishme, sipas tij, shkak ishte agjenda e planifikuar. Lidhur me këtë, Dumoshi u shpreh se kjo nuk është arsye. “Nuk është arsye. Nëse tjerave hera nuk do të vjen, ju lutem mos e vendosni në agjendë”, tha Dumoshi.
(Kosova Sot Online )