Sadriu komenton fotografinë e mjaft të përfolur: Radoiçiq gëzon mbrojtje nga forcat serbe të sigurisë dhe elita politike

  • E.k /
  • 12 March 2024 - 15:26
 Sadriu komenton fotografinë e mjaft të përfolur: Radoiçiq gëzon mbrojtje nga forcat serbe të sigurisë dhe elita politike

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidents së Kosovës, Vjosa Osmanit, në një postim në platformën “X” ka komentuar fotografinë ku shihen ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriç dhe kryeterroristi Milan Radoiçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Drejtori për NATO dhe siguri në MPJD ka thënë se po vërtetohen pretendimet e Kosovës se Serbia ka mbështetur terrorin pasi Radoiçiq gëzon mbrojtje nga forcat serbe të sigurisë dhe elita politike.

(Kosova Sot Online)