Escobar vjen sot në Prishtinë, do të takohet me krerët e vendit
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të qëndrojë në Kosovë për t’u takuar me krerët e vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Temë diskutimi do të jetë dialogu me Serbinë dhe çështja e dinarit.
Escobar, ka thënë se vizita e tij në Prishtinë do të jetë e fokusuar tek efektet dhe tek gjetja e një zgjidhjeje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për ndalimin e dinarit dhe trasnfereve nga Serbia.
(Kosova Sot Online)