Zhduket një grua në Viti, nuk dihet për vendndodhjen e saj
Një grua është raportuar e zhdukur në Viti, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ende nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Viti / 10.03.2024 Me 12.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare, me datën e cekur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga njesitet relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)