Hamiti: Qeveria Kurti i ka ndërruar fjalët për 180 shkallë
Muhamet Hamiti i LDK-së ka reaguar pasi Qeveria Kurti i kërkoi Agjencionit të Kadastrit që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar tokën Manastirit të Deçanit.
Ai tha se Qeveria Kurti i ka ndërruar fjalët gjatë këtyre tri vjetëve “për 180 shkallë për të gjitha kauzat”.
“Erdhën në pushtet me kauzën e madhe të Ndryshimit, që e trumbetuan fort, ndonjëherë edhe me dhunë. Gjatë këtyre tri viteve i ndërruan fjalët dhe qëndrimet për 180 shkallë për të gjitha kauzat. Tash e rrëzojnë edhe kauzën e “Zajednicës”. ‘U-turns’ u thonë këtyre kthesave 180 shkallëshe në anglisht. Kryendryshuesi Albin Kurti ende në krye të Ndryshimit të Kosovës”.
Hamiti tha se të mashtruar janë “votuesit e Ndryshimit”.
“Qytetarët e Kosovës, të mashtruar e të pamashtruar, nën sanksione ndërkombëtare prej qershorit të vitit 2023. Vazhdojnë sanksionet. Vazhdon Ndryshimi i Kosovës për të keq. Kryendryshuesi është ende në krye të detyrës”.
(Kosova Sot Online)