E zbulon Gashi: Për Albin Kurtin vendimi për Manastirin ishte i vështirë
Analisti Shkëlzen Gashi ka deklaruar se zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit i sjellë shumë përfitime Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai tha se më mirë që kryeministri Kurti ka hequr dorë nga ajo çka ka thënë në të kaluarën për 24 hektarët e Manastirit, sepse sipas tij, po të mos hiqte dorë nga qëndimi i tij do të “dëmtohej interesi i Kosovës”
“Kemi dhënë 24 hektarë, por kemi marrë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës prej së cilës qytetarët e Kosovës kanë me pas shumë përfitime dhe më i rëndësishmi ka me qenë ajo në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut, ose Gjykatën e Strasburgut”, tha Gashi.
(Kosova Sot Online)