Sot Albin Kurti takohet me emisarin amerikan Gabriel Escobar
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimeve që i ka pasur dje me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe liderët e partive opozitare, sot do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se kryeministri Kurti do të ketë takim të enjten me emisarin amerikan Gabriel Escobar.
Dje emisari Escobar takoi të parën presidenten Vjosa Osmani në vizitën zyrtare të nisur në Kosovë. Në orën 10:00 ai arriti në Presidencë ku zhvilloi takimin me Osmanin, me të cilën më vonë doli në konferencë për media.
(Kosova Sot Online)