Pas tërmetit të fortë 5.4 ballë, disa tërmete më të vogla goditën Malin e Zi
Një tërmet i ka tronditur Malin e Zi sot në orën 4 e 6 minuta, përcjell “Kosova Sot Online”.
Departamenti i sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi regjistroi një tërmet me epiqendër 5 km në jugperëndim të Çaragjesë, afër Nikshiqit.
Sipas të dhënave të para të publikuara në faqen e EMSC, tërmeti ka ndodhur 75 km në veriperëndim të Podgoricës, 32 km larg Nikshiqit dhe qytetarët raportojnë se është ndjerë edhe në qytete në veri të vendit.
(Kosova Sot Online)