![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Gjilan: Zhduket një vajzë, u nis për në shkollë dhe nuk dihet vendndodhja e saj
![Gjilan: Zhduket një vajzë, u nis për në shkollë dhe nuk dihet vendndodhja e saj](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/13/auto_Zhduket-nje-vajze-e-mitur-600x360-11710320537.jpg)
Një grua në Gjilan e ka njoftuar Policinë e Kosovës për zhdukjen e vajzës së saj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë, vajza ishte nisur për në shkollë dhe se prej atëherë nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti është në hetime.
“Rr. Medllin Olbrajt, Gjilan / 12.03.2024 – 10:00. Më 13.03.2024 ankuesja femër/kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër/k, ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)