Gjilan: Zhduket një vajzë, u nis për në shkollë dhe nuk dihet vendndodhja e saj
Një grua në Gjilan e ka njoftuar Policinë e Kosovës për zhdukjen e vajzës së saj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë, vajza ishte nisur për në shkollë dhe se prej atëherë nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti është në hetime.
“Rr. Medllin Olbrajt, Gjilan / 12.03.2024 – 10:00. Më 13.03.2024 ankuesja femër/kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër/k, ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)