
Escobar: Serbët të jetojnë në kushte të sigurisë dhe dinjitetit

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shkuar për vizitë në Manastirin e Deçanit, një ditë pas Qeveria i tha Agjencionit të Kadastrit t’ia regjistrojnë pronën manastirit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Escobar nga Peja tha se pa që njerëzit po vuajnë dhe se po kanë vështirësi reale për marrjen e pensioneve të tyre. Për jetesën e serbëve në Kosovë.
Ai tha se dëshiron që të punoj me Qeverinë me shpresën që të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme.
“Desha të vij në këtë vend për të dëgjuar storiet nga dora e parë që kanë njerëzit mbi ndikimin që është duke pasë vendimi i BQK-së. Është e vështirë që të dëgjohen këto storie dhe të mos lëvizet. Këtu është një komunitet që përnjëmend janë duke vuajtur. Ka njerëz të cilët po përballen me vështirësi reale të mungesës së opsioneve për marrjen e pensioneve. Kështu që, unë dua vërtet që të punoj me Qeverinë me shpresën që të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme”.
Escobar në një prononcim për mediumin lokal në gjuhën serbe “Radio Gorazhdevac” tha se serbët në Kosovë dhe të gjithë që jetojnë këtu duhet ta ndiejnë mbështetjen e SHBA-së.
“Për komunitetin këtu, unë dua që këta të ndiejnë dhe të dinë se qeveria amerikane do që serbët të jetojnë në Kosovë në kushte të sigurisë dhe dinjitetit dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë. Dhe për Qeverinë e Kosovës – ata kanë përgjegjësinë që kjo të ndodhë dhe ne do ta mbajmë përgjegjëse për këtë”.
(Kosova Sot Online)