Lexoni edhe:
Serbia me ambicie pushtuese ka plan për ta sulmuar Kosovën
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për Jakup Krasniqin, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në parashtrimet e veta, është theksuar se në modifikimin e fundit për kushtet e paraburgimit, Paneli ka konstatuar saktë se ato masa ishin të nevojshme dhe proporcionale me të drejtat e Krasniqit dhe se nuk ia bëjnë të paarsyeshëm vazhdimin e paraburgimit.
Serbia me ambicie pushtuese ka plan për ta sulmuar KosovënLexoni edhe:
“Lidhur me modifikimin e fundit të kushteve të paraburgimit, si çështje paraprake, Paneli e ka diferencuar saktë çështjen e menjëhershme si çështje në lidhje me paraburgimin ose lirimin e përkohshëm dhe jo kushtet e paraburgimit, e para bie nën rregullën 57 dhe e dyta sipas rregullës. 56(6).Në çdo rast, Paneli tashmë ka konstatuar se asnjë nga rrethanat e identifikuara nga Krasniqi në lidhje me kufizimet e vendosura ndaj të akuzuarve të tjerë nuk do të ndikonte materialisht në konsideratat që kanë të bëjnë me paraburgimin e tij. Paneli më tej ka konstatuar se ato masa janë të nevojshme dhe proporcionale dhe kompatibile me të drejtat e Krasniqit dhe se nuk ia bëjnë të paarsyeshëm vazhdimin e paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së.
Si rrjedhojë e këtyre arsyetimeve të përmendura, ZPS-ja ka potencuar se trupi gjykues duhet ta vazhdojë paraburgimin për Krasniqin. Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
(Kosova Sot Online )