Konfiskohen armë dhe municion në 14 lokacione në Kosovë
Policia e Kosovës, konkretisht drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda si rezultat i shkatërrimit të një grupi kriminal qe ishte realizuar vitin e kaluar (02.10.2023), ku ishin arrestuar tre persona të dyshuar, në vazhdën e bashkëpunimit ndërkombëtarë, lidhur me rastin ‘’Gjermania’’ ka vazhduar hetimet edhe përgjatë këtij viti, transmeton "Kosova sot Online".
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se njësiti kundër Krimit të Organizuar ka vazhduar me aktivitete intensive hetimore, ku më datat 13.03.2024, 14.03.2024 dhe 15.03.2024, ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të ndryshme në nivel vendi, lidhur me dyshimet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Tutje në njoftim thuhet se në këtë operacion policor të realizuar sipas urdhëresës nga gjykata, janë kontrolluar 14 lokacione me ç’rast janë konfiskuar një sasi e konsideruar armësh dhe municionesh të kalibrave të ndryshëm.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin dhe zbulimin e të gjitha veprave penale në vend si me theks të veçantë ato në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)