Aksidenti ku ndërroi jetë 26-vjeçari, të dyshuarës i zëvendësohet paraburgimi me arrest shtëpiak

  • E.k /
  • 16 March 2024 - 08:27
Aksidenti ku ndërroi jetë 26-vjeçari, të dyshuarës i zëvendësohet paraburgimi me arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë, të pandehurës Y.G, ia ka zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak, e cila dyshohet se më 26 shkurt 2024, në rrugën “Agim Ramadani”, ka shkaktuar aksidentin ku mbeti i vdekur këmbësori26-vjeçar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” mbrojtësi i të dyshuarës G., avokati Nasuf Hasani, i cili tha ky vendim është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Masa e arrestit shtëpiak të njëjtës do t’i zgjas deri më 14 prill 2024.

(Kosova Sot Online)