Gjilan: Një person raporton se persona të panjohur i dëmtuan 220 koshere bletësh
Një person nga fshati Partesh i Gjilanit ka raportuar në Polici se nga persona të panjohur i janë dëmtuar 220 copë kosherë bletësh, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.
“Fsh. Partesh, Gjilan 15.03.2024 – 13:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur i janë dëmtuar 220 copë koshere bletësh. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)