Sërish tërmet në Mal të Zi

  • E.k /
  • 16 March 2024 - 11:25
Sërish tërmet në Mal të Zi

Një tërmet i ri me intensitet 3.6 shkallë sipas Rihterit ka goditur sot Malin e Zi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë në Pogoricë ka bërë të ditur se tërmeti është regjistruar në orën 06:11, në zonën epiqendrore të Nikshiqit në thellësinë 14 kilometra.

Tërmeti është ndjerë edhe në Mostar në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në qytetet bregdetare në Kroaci.

(Kosova Sot Online)