![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Tentoi të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë, arrestohet 38-vjeçari
![Tentoi të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë, arrestohet 38-vjeçari](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/23/auto_Shiriti-i-policise-600x3301703324860.jpg)
Një 38-vjeçar është arrestuar, pasi tentoi të vriste nënë e bir, për motive të dobëta, duke i përplasur me automjet, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, 2 shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
“Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti që drejtonte shtetasi M. M. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)