
Mbështetësit e Navalny do të organizojnë protestë

Mbështetësit e Navalny do të organizojnë protestë simbolike, derisa rusët shkojnë drejt qendrave të votimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kundërshtarët e presidentit rus do të organizojnë një protestë simbolike në një aksion që ata e quajnë “Mesdita kundër Putinit”.
Mbështetësit e Navalny po kërkojnë nga rusët që kundërshtojnë Putinin të shkojnë në qendrën e tyre lokale të votimit dhe të votojnë në një mënyrë që shpreh një protestë ose ndërlikon jetën e autoriteteve.
Sugjerimet kanë përfshirë prishjen e fletës së votimit, shkrimin “Alexei Navalny” në fletëvotim ose votën për një nga tre kandidatët që janë kundër liderit të Kremlinit.
(Kosova Sot Online)