Ja kur shqyrtohet aplikimi i Kosovës për KiE

  • A.P /
  • 17 March 2024 - 14:10
Ja kur shqyrtohet aplikimi i Kosovës për KiE

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në cilësinë e anëtarit në Komitetin për barazi dhe jo-diskriminim po realizon vizitë në Paris për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Dy momente janë me rëndësi në këto javë. Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Ky takim është i jashtëzakonshëm me pikën e vetme, aplikimin e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Tutje ai ka treguar se raporti duhet të votohet me ½ të votave, apo nga 27 deputetë nga Komitet dhe të dërgohet në seancën plenare në PACE për votim.

“Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave”, ka shkruar ai.

Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022.

(Kosova Sot Online)