Sanduloviq kërcënohet përsëri, vajza e tij: I thanë se do e vrasin dhe se askush nuk do e dijë varrin e tij
Politikani, Nikola Sanduloviq, i cili u rrah barbarisht pasi vendosi lule në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duket se po kërcënohet përsëri, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vajza e tij Klara tha se një person e ka kërcënuar sërish babain e saj përmes messenger.
“I thanë se do e vrasin dhe se askush nuk do e dijë varrin e tij. I thanë se kjo do ndodh shumë shpejt. Interesante është koha kur u telefonua babai im se në të njëjtën kohë Aleksandër Vuçiç ka qenë duke folur për babain tim. Burri që e kërcënoi babain tim punon te shërbimi sekret serb. Unë akuzoj drejtpërdrejt Vuçiç për torturën që iu bë babait tim”,-tha vajza e Nikola Sanduloviq.
(Kosova Sot Online)