Faton Peci i jep ultimatum AAK-së që objektin ta liroj në afat prej 180 ditësh
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, para pak kohësh njoftoi se kanë rikthyer rreth 600 metra katrorë në shërbim të Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë, ku është e vendosur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Peci i ka dhënë ultimatum AAK së që t’i lirojë zyret ku është e vendosur në afat prej 180 ditësh nga dita e njoftimit të kësaj shkrese, përkatësisht 19 marsi 2024 deri me datë 20 shtator 2024.
Tutje, në njoftim thuhet se Ministria e Bujqësisë këtë objekt do ta shfrytëzoj për nevoja të saj publike në përputhje me fushë veprimtarinë e saj që e ushtron.
” Ministria e Bujqësisë kërkon nga qiramarrësi AAK që objektin ta lirojë në afat prej 180 ditësh nga dita e njoftimit të kësaj shkrese, përkatësisht 19 marsi 2024 deri me datë 20 shtator 2024.
Lirimi i objektit kërkohët për shkak se Ministria e Bujqësisë këtë objekt do ta shfrytëzoj për nevoja të saj publike në përputhje me fushë veprimtarinë e saj që ushtron sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Bujqësisë .
(Kosova Sot Online)