Blinken: Të gjitha zotimet në dialogun e lehtësuar nga BE t’i zbatojnë Kosova dhe Serbia
Kosova e Serbia t’i zbatojnë të gjitha zotimet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ka thënë Sekretari amerikanë i Shtetit, Antony Blinken, teksa ka kërkuar nga të dyja palët që t’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin dhe transparencën me partnerët ndërkombëtarë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Këto kërkesa për Kosovën dhe Serbinë, Blinken i bëri nga Austria, ku është takuar me kryediplomatin austriak, Alexander Schallenberg.
Sekretari amerikane i Shtetit ka thënë se e vetmja rrugë përpara është dialogu.
“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mekanizimi i vetëm zbatueshëm, e vetmja rrugë e zbatueshme përpara, duhet të shohim përpjekje në mirëbesim dhe konstruktive nga të dy palët, Kosova dhe Serbia, për t’i stabilizuar marrëdhëniet dhe të shkohet drejt asaj rruge. T’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë, t’i zbatojnë të gjitha zotimet janë në dialog”, ka thënë Blinken, thuhet në komunikatën e Departamentit të Shtetit.
Blinken ka thënë se ajo që s’duhet të ndodh në rajon dhe që s’i duhet askujt në Evropë, është kthimi prapa në vitet e 90-ta.
Duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, Blinkeni ka theksuar se SHBA-ja është duke bashkëpunuar me Austrinë në lidhje me këtë. Ai ka shtuar se askush nuk ka nevojë të kthehet në të kaluarën.
Ndërkaq, kancelari austriak, duke komentuar situatën në Ballkanin Perëndimor, ka thënë në kohën kur “zjarri po shpërthen në Evropë” është e nevojshme që të sigurohet se rajoni është i sigurt.
(Kosova Sot Online)