Ish-Sekretari i NATO’s: Të jesh i ashpër me Serbinë shpaguhet

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 20:44
Ish-Sekretari i NATO’s: Të jesh i ashpër me Serbinë shpaguhet

Ish-Sekretari i NATO-s, Lordi George Robertson, në një seancë të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit britanik ku u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe Serbi, përfshirë sulmin në Banjska, ka thënë se me Serbinë duhet treguar të ashpër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Të jesh i ashpër me Serbinë shpaguhet. Njerëzit në këtë pjesë të botës e respektojnë forcën.”

Në bashkëbisedim u përfshi edhe deputetja e zëshme Alica Kearns, duke thënë:

“Nuk mund të mendoj një shembull ku në 4 vitet e fundit kemi treguar forcë ndaj Serbisë”, tha ajo.

“Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë, mesazhi i fuqishëm që mund të merrni është që ne duhet të jemi të fortë . Mund të jemi fleksibil, të lidhemi, duhet të angazhohemi posaçërisht me opozitën serbe, të jemi absolutisht të ashpër”, shtoi Robertson.

Kjo seancë u mbajt sot dhe në njoftimin për të u tha se “Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka parë një rritje të nacionalizmit, ndërhyrjes së huaj, korrupsionit dhe kufizimeve të shtypit”.

Aty ishte paraparë të flitej edhe për zgjedhjet e fundit serbe, dhe ndikimin e tyre në agjendën nacionaliste të Aleksandar Vuçiqit. Lordi Robertson ka qenë Sekretar i Përgjithshën i NATO’s gjatë kohës së bombardimeve ndaj caqeve serbe me 1999.

(Kosova Sot Online)