![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Arben Gashi: Kushdo që rrezikon raportet me ShBA-të ka bërë “tradhëti kombëtare”
![Arben Gashi: Kushdo që rrezikon raportet me ShBA-të ka bërë “tradhëti kombëtare”](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/20/auto_arben-gashi1-780x439-1-jpg1710918301.webp)
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar raportet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ndërkombëtarët, përcjell “Kosova Sot Online”.
Gashi ka thënë se rrezikimi i raporteve me SHBA-të është rrezikim i qenies së Kosovës.
Sipas tij, kushdo që rrezikon raportet me SHBA-në ka bërë tradhëti kombëtare.
“Rrezikimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rrezikim i qenies së Kosovës, kjo është e padiskutueshme besoj që pajtohemi të gjithë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garantë e egzistencës së Kosovës dhe për një kohë të gjatë do të jenë të tillë, prandaj mendoj që kushdo që rrezikon raportet me SHBA-në bënë më shumë se sa tradhëti kombëtare”, tha ai.
(Kosova sot Online)