Nëse e shihni këtë person lajmërojeni Policinë e Kosovës

  • E.k /
  • 21 March 2024 - 10:09
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni Policinë e Kosovës

Policia në Gjakovë e ka vënë në kërkim Kushtrim Xhakën banues në Prishtinë për veprat penale “Grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefonit 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë”, e-mail adresën [email protected] si dhe në stacionin më të afërt policor.

“ Lidhur me rastin “Grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” ndodhur me datë 23.02.2024, Sektorit Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë, është duke zhvilluar hetime intensive me ç’rast është identifikuar edhe një i dyshuar, prezenca e të cilit, edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative, nuk është arritur të sigurohet. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i dyshuar është: Kushtrim (Maliq) Xhaka i lindur me 20.08.1984, banues në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)