Lexoni edhe:
Rrjeti i shërbimit rus i instaluar brenda institucioneve të shtetit serb me projekt sulmi kundër Kosovës
Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur sot një shofer në fshatin Bibaj, pasi kishte tejkaluar shpejtësinë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ka qenë 40 km/h, ai ka vozitur 131 km/h.
“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor me datën 21.03.2024 rreth orës 05:50 në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin V.Z (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 131 km/h.”
31-vjeçari është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj ndalim vozitje.
“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.”
(Kosova Sot Online )