Lexoni edhe:
Ditë e kobshme në këtë shtet, të paktën 21 të vrarë në një sulm vetëvrasës
Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar se kanë organizuar një pritje për zyrtarin amerikan, Todd Robinson, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ai tha se me kënaqësi ka mirëpritur zyrtarët e qeverisë, përfaqësuesit e drejtësisë dhe shoqërisë civile për t’u takuar dhe folur me Robinson.
Ditë e kobshme në këtë shtet, të paktën 21 të vrarë në një sulm vetëvrasës Lexoni edhe:
Hovenier ka thënë se është krenar me punën që po bëhet për të avancuar sundimin e ligjit në Kosovë.
“Ishte kënaqësi që mirëprita zyrtarë të qeverisë, përfaqësues të drejtësisë dhe shoqërisë civile, dhe partnerët e @StateINL në një pritje për t’u takuar dhe folur me Ndihmës Sekretarin Todd Robinson gjatë vizitës së tij në Kosovë. Krenar për punën që po bëjmë së bashku për të avancuar sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.
Robinson, Ndihmës Sekretar për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, ka arritur në Kosovë dje, derisa sot ka zhvilluar një takim me presidenten Osmani.
(Kosova Sot Online )