Lexoni edhe:
Hovenier në pritjen për Robinson: Krenar për punën që po bëjmë së bashku për të avancuar sundimin e ligjit në Kosovë
Një delegacion i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i kryesuar nga komandanti gjeneralmajor Ilir Xhebexhia kanë vizituar Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së, transmeton "Kosova Sot Online ".
Delegacioni u prit nga gjenerali Hysen Dreshaj, i cili i njoftoi ata me të arriturat dhe sfidat e KFT-së në ngritjen e kapaciteve luftarake.
“Gjeneralët shprehën gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, në ngritjen e kapaciteteve dhe kontributin e tyre në të mirë të të dyja vendeve dhe interesit të përgjithshëm në të mirë të paqes në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online )