Kurti takohet me emisarin gjerman pas vendimit për Manastirin: Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë
ZKM ka njoftuar për takimin mes kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti dhe emisarit gjerman Manuel Sarrazin e ambasadorit gjerman Jorn Rohde, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në komunikatë thuhet se tema qendrore e diskutimit ishte bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlimit dhe përgatitjet për Samitin e radhës të Samitit të Berlinit.
Kurti e ka falënderuar Sarrazinin për bashkëpunimin, kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Kurti ka thënë se Kosova është e përkushtuar dhe e interesuar për fqinjësi të mirë, avancim demokratik dhe progres socio- ekonomik në rajon.
“Kryeministri theksoi që Republika e Kosovës është e përkushtuar dhe interesuar për fqinjësi të mirë, avancim demokratik dhe progres socio-ekonomik në rajon ku qytetarët janë përfituesit përfundimtarë dhe shtoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të marrëveshjeve që janë arritur në Procesin e Berlinit e të cilat rrisin mobilitetin e qytetarëve dhe mundësitë për zhvillim”, është thënë në komunikatë.
(Kosova Sot Online)