Rukiqi: Mbi 30000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve, në dy vitet e fundit

  • E.k /
  • 22 March 2024 - 10:36
Rukiqi: Mbi 30000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve, në dy vitet e fundit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë në çdo ditë të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, mesatarisht mbi 130 persona në ditë e lëshojnë Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rukiqi ka shkruar se mbi 30 mijë qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve në dy vjetët e fundit.

“Mbi 30000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve, në dy vitet e fundit. Mesatarisht, mbi 130 persona në ditë, leshojnë Kosovën, në çdo ditë të qeverisjes së tij. E ky na flet për shifra imagjinare të rritjes ekonomike”, ka thënë Rukiqi.

(Kosova Sot Online)