Ish-ministri Fatmir Matoshi aderon në NISMA

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 14:15
Ish-ministri Fatmir Matoshi aderon në NISMA

Ish-ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka aderuar në partinë NISMA Socialdemokrate, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu ka bërë ditur kryetari i kësaj partine, Fatmir Limaj, i cili ka thënë se Matoshi është një intelektual dhe një emër i dëshmuar në këto vite.

Sipas tij, ardhja e tij në parti është dëshmia më e mirë se Nisma Socialdemokrate është adresa e duhur për të gjithë ata që duan ta japin kontributin e tyre për vendin.

(Kosova sot Online)