Rubin: Holbrooke gaboi për Kosovën, Albrightin e xhelozonte, Clarkut i tha ia ke vënë armën vetes
James Rubin ish-Ndihmësi i Sekretares së Shtetit (Albright) gjatë kohës së Luftës së Kosovës ka rrëfyer në një podcast me Alastair Campbel (ish/silent këshilltar i Blair) dhe Rory Steëart (ish-diplomat), për karrieren e tij bashkëpunimin me Joe Biden, Madeleine Albright dhe Richard Holbrooke.
I pyetur për mundësinë që të bëhej Sekretar Shteti nëse do ta kishte mbështetur Barack Obamën në vend të Hillary Clinton, Rubin ka thënë se “do ta kisha një pozitë të lartë po ta zgjidhja Obamën në vend të Hillary”.
Rubin tutje ka folur se si e kishte njohur Joe Bidenin.
“Ajo që është unike për sistemin tonë kur Presidenti fiton, çdo gjë ndryshon, ata mund ta ndryshojnë krejt administratën, jo vetëm nivelet e larta. Une fillova si student i ri, pa qartësi se çfarë fo të bëja kur Reagani u bë President me ’81 dhe më vonë në ’85 dhe unë mendoja se ai do ta hedh botën në erë. Mendoja se gjasat që të kemi luftë termonuklare janë 50-50 dhe bota do të mbaronte. Disa nga koleget e mi protestonin, kishte miliona në rrugë. Unë i kisha studjuar armër nukleare, u bëra njëri nga njerëzit e paktë në Uashington qe e njihte secilën armë nukleare e dija secilin traktat, secin nen të traktateve dhe gjatë kësaj kohe e takova Joe Bidenin më 1987. Ai më punësoi, punova për të për 5vjet dhe atëherë armët nukleare nuk ishim më temë Lufta e Ftohtë mbaroi dhe unë evoluova. Pastaj një çështje tjetër qe kishte rëndësi të njëjtë për mua ishte Bosnja” ka rrëfyer Rubin që aktualisht është emisar special i Departamentit të Shtetit.
“Kur filloi lufta në Bosnjë, unë po punoja për Joe Biden dhe unë e cova atë atje. I vetmi udhëtim që e bëri në ato 5 vjet sepse e kishte një vajzë të re nuk udhëtonte. Ne shkuam në Bosnjë, ai konfrontoi Sllobodan Millosheviqin, takoi liderët në Sarajevë, në Aeroport, në bunkerë, i pa horroret e luftës në Bosnjë dhe u bë avokat i së majtës, që s’ishte e zakonshme, për përdorim të fuqisë ushtarake” ka vazhduar ai.
Më tej Rubin ka folur për raportet me Ish-Sekretaren Albright në kohën e së cilës e mbante pozitën e Ndihmësit të Sekretares së Shtetit. Rubin në Kosovë njihet për angazhimin në Rambuje dhe raportet me Hashim Thaçin të cilin ishte rrekur ta bindte që ta pranonte marrëveshjen.
Njohja me Biden dhe avokimi për Bosnjën, thotë Rubin, ka bërë që të njihet me Albright.
“Në këtë mënyrë e takova Madeleine Albrightin sepse ishte e vetmja zyrtare në administratë vitin e parë të Administratës së Clintonit që besonte se ne duhet ta përdorim fuqinë ushtarake në Bosnjë” thekson ai.
“Unë dhe Alastairi ( drejtuesi i parcadtit) u takuam gjatë mandatit të dyte të Clinton këtë kohë Albright u bë Sekretare e Shtetit. Në mandatin e parë SHBA s’kishte vendosur të intervenojë në Bosnjë deri vone. Kur ne vendosëm ishte kohë tjerër, francezët na quanin hiperfuqi, kishim aq shumë fuqi nëpër botë sa që vendimi i Presidentit për të shkuar në këtë ose atë drejtim ndryshonte gjithçka dhe ndryshoi, solli paqe në Bosnjë” ka shtuar ai.
Duke folur për Richard Holbroke, Rubin ka dhënë detaje interesante duke thënë se ai ishte një rival i Albright pasi e kidhte synuar postin e Sekretarit.
“Richard Holbrooke ishte diplomat që implementonte politikat e Presidentit Clinton. E kam njohur Richard Holbrooke’un ekstremisht mire, ai e njihte ish gruan time ( Christiane Amanpour), ekstremisht mirë, silleshim në rrethe të njëjta, nuk ishim jarana sepse në atë kohë ai donte të bëhej Sekretar Shteti, por u bë Madeleine Albright dhe kjo nuk i pëlqeu atij. Ai më shihte si rival si dikushin që i ndihmonte rivalit të tij të bëhej Sekretar Shteti”.
Sipas Rubin, Holbrooke i cili ka qenë emisar i Presidentit Clinton për Ballkanin(1996- 1999), ka bërë vlerësime të gabuara për rastin e Kosovës pasi që ka konsideruar se duhen vazhduar negociatat.
“Por, ai po ashtu ishte gabim për Kosovën sepse ai donte vazhdimin e negociatave me Millosheviqin. Ai nuk e kuptoi se Kosova për Millosheviqin ishte ndryshe nga Bosnja. Ai s’dontë marrëveshje, s’donte kapitullim dhe u desht të përdornim fuqinë e ushtarake”.
Rubin dëshmon se Holbrooke pas fillimit të bombardimeve Gjeneralit Wesley Clark që po udhëhiqte sulmet ajrore si komandant i forcave aleate se ia ka vënë vetës armën në kokë.
“Kur filluam të përdorim forcën, Richardi i tha Wes Clarkut se ai tani e ka një armë në kokë sepse Richardi (Holbrooke) ishte xheloz që Albright po e drejtonin ( kampanjën ajrore), dhe ai nuk ishte. Ai dallonte substancialisht me me donte se ishte dashur të bëjmë marrëveshje dhe ai e kishte gabim, demonstrativisht gabim. Sepse Tony Blair, Bill Clinton dhe Madeleine Albright e konfrontuan Millosheviqin dhe kjo është lufta e fundit në të cilën ne ishim fitues absolut. I arritëm objektivat tonë, Millosheviqi shkoi në burg demokracia erdhi në Serbi për një kohë. Dhe e bëmë duke mos shkaktuar humbje substanciale të jetëve amerikane”, ka thënë Rubin.
(Kosova Sot Online)