
Gjendet e vdekur 86-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Rahovec

Një grua e moshës 86-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot, rreth një kilometër nga shtëpia e saj në Ratkoc, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ndryshe, Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor mbrëmë njoftoi se kishte nisur një operacion kërkim-shpëtimi deri në orët e hershme të mëngjesit, por shkaku i motit të ligë nuk kanë mund ta gjejnë.
Sot, familjarët së bashku me fshatarët e kanë gjetur në një fushë të fshatit.
(Kosova Sot Online)