
Gjendja e sigurisë në male kritike: Niveli i rrezikshmërisë nga orteqet është në shkallën 5 (shumë e rrezikshme)

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar se nga reshjet e fundit të borës nga nata e mbrëmshme, gjendja e sigurisë në male, sa i përket orteqeve është kritike, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në njoftim thuhet se niveli i rrezikshmërisë nga orteqet është në shkallën 5 (shumë e rrezikshme).
“Andaj të keni kujdes gjatë skijimit ( jasht shtigjeve të rregulluara) apo ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore nga 30°~50° , e sidomos në shtigjet apo kalimet e ekspozuara “.
Është kërkuar që të ketë kujdes gjatë skijimit apo ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore nga 30°~50° , e sidomos në shtigjet apo kalimet e ekspozuara.
(Kosova Sot Online)