Deklarohet i pafajshëm inspektori i punës i akuzuar për korrupsion

  • 26 March 2024 - 12:07
Deklarohet i pafajshëm inspektori i punës i akuzuar për korrupsion

I akuzuari Naim Avdijaj është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën se në cilësinë e inspektorit të punës, ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, transpeton "Kosova Sot Online".

Deklarimin rreth fajësisë, Avdijaj e bëri në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Drilon Haraçia, pas deklarimit të të akuzuarit rreth fajësisë, e ka njoftuar atë dhe mbrojtësin e tij, avokatin Rrahman Kastrati për të drejtën e tyre që të paraqesin kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Sipas aktakuzës së ngritur më 6 dhjetor 2022, Naim Avdijaj, në cilësinë e inspektorit të punës në Zyrën Rajonale në Gjakovë, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, tejkalon kompetencat e tij dhe ia shkel drejtat e punësimit të dëmtuarës Blerina Zhubi-Meka, edhe pse e njëjta pas procedurave rekrutuese ishte përzgjedhur kandidatja me numrin më të madh të pikëve të grumbulluara sipas njoftimit për rezultatet përfundimtare të vlerësimit në KRU “Gjakova” SH.A.

Me këtë, rast Avdijaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, par. 1 të Kodit Penal.

(Kosova Sot Online )