Lexoni edhe:
Ylli i Spanjës cilësohet si objektiv kryesor i Arsenalit
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka treguar për pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës me armatim dhe për ndihmën që i është bërë Ukrainës me pajisje ushtarake si dhe aktivitetet e përbashkëta, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Me të gjitha shtetet e NATO-s kemi bashkëpunim, kemi kontrata thuajse me të gjitha shtetet për blerjen e armatimit”, tha Shemsi Syla.
Ai ka thënë se Kosova është në dispozicioni për ta ndihmuar Ukrainën rreth pajisjeve ushtarake.
Ylli i Spanjës cilësohet si objektiv kryesor i ArsenalitLexoni edhe:
”Kemi një kontigjent ushtarak atje, kemi potencial tjetër për ta ndihmuar Ukrainën me një numër të konsiderueshme të automjeteve taktike. Ka edhe autoblinda edhe kamionë, që do t’ia dhurojmë Ukrainës brenda një muaji”, ka thënë Syla.
Sipas tij, Kosova ka kaq kapacitet për ta ndihmuar Ukrainën. Këtë ndihmë ai e quajti simbolike.
Syla ka folur edhe për mundësin e patrullimeve të përbashkëta të FSK-së dhe KFOR-it në veri të vendit.
Ai tha se ushtarët tanë kanë qenë atje për aktivitet e ndryshme që janë mbajtur në veri të vendit.
”Kemi pasur aktivitete bashkë në pjesën e veriut, nuk është se nuk kanë qenë ushtarët tanë atje”, tha ndër të tjera Syla.
(Kosova Sot Online )