Pamje nga salla në Paris ku po shqyrtohet opinioni për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka njoftuar për nisjen e mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Paris, duke publikuar edhe pamje nga mbledhja, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Jemi në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të votohet raporti i Dora Bakoyannis, i cili është në favor të Kosovës që të anëtarësohet në KiE. Pasi që të votohet në këtë Komitet do të vazhdojë votimi në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe do të jetë nga data 15-19 prill”, ka thënë gjithashtu ajo në një video të publikuar në Facebook.
(Kosova Sot Online)