Vuçiq takon QUINT-in dhe Dodikun: 48 orë të vështira për Serbinë
Pas paralajmërimit “apokaliptik” të së martës, se Serbinë dhe Republika Srpskan e presin “ditë të zeza”, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot herët gjatë ditës është takuar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në faqen e tij në “instagram”, është njoftuar vetëm për zhvillimin e takimit dhe s’është dhënë ndonjë detaj për përmbajtjen e bisedës.
“Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorët e vendeve të Kuintit – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim
Pas këtij takimi, Vuçiq ka postuar një fotografi me kreun e Republika Srpskas, Millorad Dodik, në profilin e tij edhe në “instagram”.
Në përshkrim, Vuçiq ka përmendur përgatitjet për festimin e pashkëve dhe ka paralajmëruar se bashkë më Dodik do të marrin vendime të rëndësishme për popullin serb.
“Përgatitjet për Kuvendin e madh të Pashkëve po shkojnë mirë dhe jam i bindur se deri atëherë do të përgatisim një numër të madh vendimesh të rëndësishme dhe të dobishme për popullin tonë”, ka shkruar Vuçiq.
(Kosova Sot Online)