Ngjarje e rëndë në këtë vend, i riu vret prindërit e vëllain dhe plagos motrën
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të martën mbrëma në Baden-Wuerttemberg të Gjermanisë ku një 19-vjeçar vrau me thikë vëllain dhe prindërit e tij dhe plagosi rëndë motrën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas policisë gjermane në shtëpinë ku ndodhi masakra jetonte e gjithë familja.
Vrasësi ka nënshtetësi gjermane dhe italiane. Motivi i sulmit është ende i paqartë.
Sipas informacioneve nga Prokuroria e Shtetit, 19-vjeçari akuzohet për vrasje të trefishtë pa paramendim dhe një vrasje të mbetur në tentativë dhe duhet të dalë para gjyqtarit gjatë ditës, i cili duhet të vendosë masën e paraburgimit.
(Kosova Sot Online)