![Abdixhiku: Të gjithë punëtorëve të shtetit do ua rrisim pagat](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/11/200x200_lUMIR_aBDIXHIKU1736613185.jpg)
Ivica Daçiq: I turpshëm dhe skandaloz vendimi i djeshëm për Kosovën në Këshillin e Europës
![Ivica Daçiq: I turpshëm dhe skandaloz vendimi i djeshëm për Kosovën në Këshillin e Europës](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/28/auto_32d0ca35-0313-425f-bacc-a2bb6abbb2621711616005.jpg)
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se vendimi i Komiteti Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për pranimin e rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës është “i turpshëm dhe skandaloz”.
“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është i turpshëm dhe skandaloz, i cili shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës. sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një territori që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht”, tha Daçiq, raportojnë mediat serbe.
Ai tha se vendimi kërcënon integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.
“Vendimi paraqet një tjetër dëshmi të kthimit dhe përfundimit të së drejtës ndërkombëtare”, tha Daçiq.
(Kosova Sot Online)