![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Gjendje e rënduar e cilësisë së ajrit është regjistruar dje në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë
![Gjendje e rënduar e cilësisë së ajrit është regjistruar dje në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/28/auto_A-37-600x3601711621668.jpg)
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka dalë me një sqarim mbi situatën e rënduar të cilësisë së ajrit, e sidomos gjatë ditës së djeshme, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në njoftim thuhet se gjendje e rënduar e cilësisë së ajrit për parametrat PM10 dhe PM2.5 është regjistruar sidomos në stacionet në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë.
“Gjatë ditës së djeshme (27.03.2024) është vërejtur situatë më e rënduar e cilësisë së ajrit krahasuar me ditët tjera, në mënyrë të veçantë për Grimcat e Pluhurit PM10 dhe PM2.5”, njofton AMMK-ja.
AMMK sqaron opinionin e gjerë se kjo situatë ka ardhur si rezultat i kushteve meteorologjike në të cilat ndodhej vendi. Sipas të dhënave meteorologjike të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi gjatë këtyre ditëve ishte nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
Pluhuri i ardhur nga Sahara në Evropë që ka përfshirë edhe Kosovën ka ndikuar në rritjen e vlerave të grimcave të pluhurit.
Bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara, është një fenomen që përfshinë shpesh Evropën dhe që manifestohet kryesisht me praninë e grimcave të pluhurit në ajër.
(Kosova Sot Online)