Kurti për votimin e djeshëm në Paris: E arritur e madhe për shtetin tonë, mundësi e re për qytetarët e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Faceboook pasi Kosova e kaloi me sukses votimin në hapin e parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kurti ka thënë se hapi i parë ishte mbledhja e ambasadorëve në KiE më 24 prill 2023, hapi i dytë ishte dje, ndërsa hapi i tretë do të jetë më 18 prill.
“Falënderoj të gjithë ata të cilët u angazhuan e kontribuan që në këtë pranverë të bëhemi anëtar të Këshillit të Evropës, e në veçanti falënderoj Zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendësministrin, Kreshnik Ahmeti, grupin e deputetëve të kryesuar nga nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, dhe ambasadorin tonë në Strasbourg, Lulzim Hiseni”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri Kurti ka shtuar se hapi i fundit është në maj në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare.
Kurti ka thënë se kjo është një e arritur e madhe për popullin dhe shtetin e Kosovës dhe mundësi e re për qytetarët pa dallim.
(Kosova Sot Online)