Kjo është nëna e 4 fëmijëve e cila u vra nga dora kriminale e grupeve mafioze në Prishtinë
Nëna e 4 fëmijëve e cila u vra nga dora kriminale e grupeve mafioze në Prishtinë, është Zejnije Gashi – 48 vjeçare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia mortore do të mbahet me kohën e ikindisë në varrezat e qytetit në Arbëri.
Për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhur, policia e Kosovës është në kërkim të personave të dyshuar Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha.
(Kosova Sot Online)