Tahiri: A e dini se KEK ka 80 kontrata njëburimore në vlerë prej 102 milionë eurove?

  • A.P /
  • 28 March 2024 - 17:38
Tahiri: A e dini se KEK ka 80 kontrata njëburimore në vlerë prej 102 milionë eurove?

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri,  ka thënë se në gjashtë ministri dhe KEK, pa procedura të prokurimit dhe pa transparencë, janë negociuar 220 kontrata në vlerë prej 153 milionë euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në një hulumtim më të gjerë që e ka bë PDK, që e ka përfshirë edhe Telekomin e ministritë tjera, dalin diku 202 milionë euro për këto dy vite, kontrata që janë pa procedurë të prokurimit, pa konkurrencë”, tha Tahiri.

“Unë i kam emrat e 202 kontratave… i kemi ofruar për komision hetimor emrin e secilës kontratë”, tha ai.

Tahiri tha se komisioni hetimor po kërkon me i mbledhë disa ekspertë dhe me pa a kanë arsyeshmëri dhe bazë ligjore këto 220 kontrata.

Ai tha se KEK ka numrin më të madh të kontratave njëburimore

“80 kontrata në vlerë prej 102 milionë eurove”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)