Zyrtare: Më këtë datë debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE

  • A.P /
  • 28 March 2024 - 17:40
Zyrtare: Më  këtë datë debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Agjendën zyrtare për sesionin pranveror,  e ka publikuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë agjendë konfirmohet se diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të bëhet më 18 prill.

Sipas agjendës, diskutimi do të nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë për dy orë e gjysmë.

Në këtë diskutim do të ketë prezantim të raportit nga Raportuesja për Kosovën, Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko Rolfo nga Monaco.

Pas debatit do të ketë edhe votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë, votimi që pritet të ndodh në maj në Këshillin e Ministrave të KiE do të jetë ai që do të përcaktojë nëse Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

(Kosova Sot Online)